Maks Velo tregon pershtypjen e parë kur pa projektin e Kingel: Ai nuk është teatër

Maks Velo tregon pershtypjen e parë kur pa projektin e Kingel: Ai nuk

Arkeologu Maks Velo tregon bisedën që ka bërë me ministren e Kulturës, atëherë Mirela Kumbaro kur i kërkoi një mendim për projektin e Biar Kingel i cili sapo ishte prezantuar. Bëhet fjalë për vitin e kaluar.

Arkitekti Maks Velo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thotë se magjinë që ka Teatri Kombëtar nuk e ka asnjë teatër në Shqipëri, madje as do ta ketë ndonjë teatër tjetër.

Maks Velo:I kam analizuar të gjithë teatrot. Asnjë teatër në Shqipëri nuk ka këto parametrat që ka Teatri Kombëtar dhe nuk ka për ti pasur kurrë. 

Është marrëdhënia e spektatorit me aktorin. Ka një magji ky teatër në këtë marrëdhënie që është gjëja më e vështirë për tu arritur. Në të gjithë teatrot e tjera ti qëndron jashtë si spektator, aty ti lidhesh me aktorin. 

Pastaj ky ansambël krijon një qetësi në Tiranë. 

Arkeologu Maks Velo tregon bisedën që ka bërë me ministren e Kulturës, atëherë Mirela Kumbaro kur i kërkoi një mendim për projektin e Biar Kingel i cili sapo ishte prezantuar. Bëhet fjalë për vitin e kaluar.

Maks Velo: Që ditën e parë kur më ftuan në kryeministri, sa e pashë ministrja e Kulturës më pyeti si duket?

I thashë shumë i mirë për në Lezhë. Për në Lezhë është sukses i madh por jo në Tiranë, sepse ai nuk është teatër ai është shtëpi kulture për vende skandinave. Ka një sallë dhe vende të tjera ku mund të bësh aktivitete. Zotëria tha se po të doni dilni poshtë bini daulles. Ju kam bërë dhe një çati, dilni dhe atje lozni, dhe ja keni tre salla. Ai tallet me ne. E ka bërë në formë harku. Ke parë në botë teatër në ajër. Ajo kuptohet që është një aferë spekullimi për të ndërtuar gjashtë kulla.

 

EMISIONET