Makina përplas motoçikletën, plagosen dy persona

Makina përplas motoçikletën, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mesditën e të mërkurës në superstradën  Lezhë Shkodër, në km e 3.

Një automjet ka aksidentuar një motoçikletë dhe më pas ka bërë saltro duke u përmbysur.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë plagë, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se shkak është bërë humbja e kontrollit të motoçikletës nga drejtuesi i saj, i cili në tentativë për të shmangur përplasjen, edhe drejtuesi i mjetit ka devijuar lëvizjen duke përplasur motorin dhe ka dalë jashtë rruge.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

EMISIONET