Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, ku një kamion është përplasur me një automjet.

Paraprakisht nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo nga aksidenti.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe lagështira në rrugë.


/Ora News.tv/