Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Librazhd- Qaf Thanë.

Policia thotë se në fshatin Qukës, shtetasi T. Zh., 33 vjeç, banues në fshatin Qukës,  duke drejtuar mjetin tip,  "Benz",  është  përplasur me një motoçikletë, me drejtues shtetasin E.S.,

"Si pasojë  e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe një këmbësor shtetasi K.H., 34  vjeç,  banues në Librazhd, janë jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/Ora News.tv/