Makina përplas biçikletën në Vlorë, plagoset rëndë i moshuari

Makina përplas biçikletën në Vlorë, plagoset

Një aksident u regjistrua në rrugën Transballkanike në Vlorë paraditen e sotme.

Një makinë me targa  AA 042 HB, drejtuesi i të cilës ende nuk është identifikuar përplasi një të moshuar që po qarkullonte me bicikletë.

I moshuari mori dëmtime në trup dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmën mjekësore.

Policia kreu veprimet e para në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rruga Transballkanike është një prej akseve me numrin më të lartë të aksidenteve më pasojë vdekjen në qytetin e Vlorës.

EMISIONET