Makina përplas 16 vjeçarin në aksin Bulqizë-Shupenzë dhe largohet

Makina përplas 16 vjeçarin në aksin Bulqizë-Shupenzë

Një 16 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në aksin Bulqizë-Shupenzë, në fshatin Krajkë.

Shtetasi M.L duke ecur në këmbë në rrugë është aksidentuar nga një mjet ende i pa identifikuar.

I plagosuri dërgohet në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, per te sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e mjetit që ka përplasur shtetasin M.L.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli, po krihet zona nga shërbimet e policisë per identifikimin e mjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin.

EMISIONET