Një i ri nga New York-u  ka humbur jetën pasi është shtypur nga një makinë e cila ka qenë pa shofer. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 6 dhjetor, por është publikuar vetëm sot.

Michael Kosanovich, 21 vjeç, po shihte për të blerë një makinë kur papritur njëra nga makinat e parkuara, tip Lexus IS300 e vitit 2002, lëvizi vetë pasi pronari i saj kishte shtypur telekomandën, raporton BBC News.

Si pasojë Kosanovich ka mbetur i bllokuar mes dy makinave.

Ai është dërguar menjëherë në spital me plagë të rënda në kraharor dhe këmbë.

Nga plagët e marra i riu ka humbur jetën një ditë më vonë, me 7 dhjetor.

Në lidhje me rastin e ndodhur, ka reaguar zëdhënësja e Toyota Motor North America e cila shprehu ngushëllime për familjen e viktimës dhe shtoi se Lexus nuk kishte shumë kohë që ishtë prodhuar dhe vendosja e sistemit të ndezjes së motorit nuk ishte përfundimtare.


/Ora News.tv/