Makina "fluturon" shtyllën e betonit, lë Orikumin pa drita

Një pjesë e Orikumit ka mbetur pa energji elektrike mëngjesin e sotëm, pasi një automjet ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm rreth orës 06:00 të mëngjesit. Shtylla është pjesë e fiderit 3 në Radhimë.

Sikurse shihet përmes fotove, demet kane qenë të rënda, ndërsa për drejtuesin e mjetit nuk ka ende një informacion rreth gjendjes se tij, pasi punonjësit e OSHEE nuk kane gjetur njeri në makinë.

OSHEE Vlorë mori masat për riparimin e demit dhe aktualisht zona e Orikumit furnizohet me energji elektrike. 


EMISIONET