Makina ecën me shpejtësi 120 km/h, shoferi bën një sy gjumë në autostradë

Makina ecën me shpejtësi 120 km/h, shoferi bën një sy

Shoferi i një makine elektrike Tesla vendosi të bënte një sy gjumë në mes të autostradës në Kaliforni. Ai beson aq shumë në teknologji, sa sigurinë e tij ia la në dorë automjetit. Shoferi kishte zgjedhur korsinë më të shpejtë të autostradës së njohur I-5, ku kalojnë mijëra makina në ditë.

Tipi i makinës që po drejtonte ishte Tesla, e cila njihet për opsionet e avancuara, si "drejtimi me autopilot". Pamjet u publikuan nga një cift, të cilët filmuan shoferin që flinte gjumë ndërkohë që makina ecte me shpejtësinë 120 km/h.

Ata thanë se  disa minutash, shoferi u zgjua dhe ktheu makinën në gjendjen manuale. Ndër të tjera, shtuan se nuk e raportuan në polici pasi u zgjua shumë shpejt dhe mori kontrollin e automjetit.   

Por, Tesla njoftoi se pavarësisht teknologjisë "autopilot", nuk lejohet që një shofer që flejë gjumë në timon.

“Autopilot është krijuar për shoferë shumë të përqendruar, të cilët i mbajnë duart në timon dhe janë të përqendruar gjatë gjithë kohës", njoftoi Tesla në faqen zyrtare.

EMISIONET