Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në malësinë e Krujës.

Sipas informacioneve mësohet se një makina fuoristradë doli nga rruga në fshatin Mafsheq.

Sipas policisë, viktima është Qazim Basha, ndërsa të plagosur Besim Karaj dhe Ermir Zylfa, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

"Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B.,  52 vjeç,  dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin  e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.



/Ora News.tv/