Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, tre të plagosur

Makina del nga rruga në aksin Lezhë-Laç, tre të plagosur

Tre persona mbeten të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Ishull-Shëngjin.

Automjeti tip "Mercedez" me targa AA 025 MK ka qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës, kur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë së madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrruga dhe përfunduar në një fidanishte.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale T.P 26-vjeç, si dhe pasagjerët S.G 17-vjeçe dhe A.R 23 vjeç.

Ky i fundit ka marrë dëmtime më të shumta dhe është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Traumes në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjere ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e aksidentit ka patur edhe reshje bresheri të cilat mendohet se janë bërë shkaku kryesor që mjeti i cili po lëvizte me shpejtësi të dilte jashtë rrugës.



EMISIONET