Majori rrezikon heqjen e gradës, shantazhohet nga kolegët e tij

Majori rrezikon heqjen e gradës, shantazhohet nga kolegët e tij

Një pjesëtar i ushtrisë Britanike është përballur me me akuza të shpërdorimit të detyrës pas disa shkrimeve të vendosura në rrugë.

Sipas asaj që ishte shkruar, Majori Alan Ponde akuzohej se ka shkuar me një grua tjetër pavarësisht se ai është i martuar, duke shkelur kështu një prej rregullave të ushtarakëve.

Ponde lajmëroi autoritetet që të hiqnin shkrimin nga rruga por ajo ishte fotografuar dhe ishte publikuar në rrjetet sociale.

Dyshohet se kjo është bërë nga një tjetër pjesëtar i ushtrisë por që i përket një reparti tjetër.

Policia ka hapur një hetim për të identifikuar autorin e këtij akti por më pas do të ndiqet penalisht dhe Ponde nëse kjo gjë është e vërtetë.

Ndaj Pondes do të kryhen verifikime dhe mund të ndiqet penalisht si dhe mund t’i hiqet grada ushtarake.

EMISIONET