Majko: Presidentit i takon të jetë protagonist i stabilitetit dhe sigurisë kombëtare

Majko: Presidentit i takon të jetë protagonist i stabilitetit dhe

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se i takon presidentit të jetë protagonist i stabilitetit dhe sigurisë kombëtare. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për stabilitetin politik dhe institucional dhe për dialog mes palëve.

Majko: Ka disa nene të kushtetutës që duhen respektuar në mënyrë rigorozë. Mendoj se presidentit në bazë të kushtetutës i takon të jetë protagonist i stabilitetit dhe sigurisë kombëtare. Nuk besoj që dialogu apo sherri politik në Shqipëri duhet të precipitojnë në histori të natyrave të tillë. Shqipëria ka të nevojshme në këtë situatë stabilitetin politik, stabilitetin institucional dhe vendosjen e një dialogu ndërmjet palëve, ç'rëndësi ka mes asaj që është në parlament apo asaj që nuk është në parlament. Nga mazhoranca është shprehur gatishmëria për dialog dhe jo për të ecur në një drejtim të paditur.

EMISIONET