Mahnitëse, katër studentë stilojnë fustanin me 6 mijë gjethe

Katër studentë nga Universtiteti Hefei në Kinë kanë provuar se nuk nevojiten para për ta bërë një fustan të duket mahnitës.

Ju mund ta krijoni atë vetë, duke përdorur gjethe. Fotografitë e katër studentëve që tregojnë punimin e tyre me 6 mijë gjethe ka marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjete sociale.

Skuadra e përbërë nga 2 vajza dhe 2 djem, të cilët krijuan fustanin për 6 muaj. Ideja erdhi nga një fustan i aktores kineze Fan BingBing në festivalin e Kanës, të cilin një prej tyre sugjeroi ta krijojnë me gjethe.

Pasi i mblodhën, ata i futën gjethet në ujë për tu vluar që të mos griseshin gjatë punës.

Edhe pse dukej e vështirë, ata ia arritën me sukses dhe gjithcka duket e përsosur.

Për më shumë FOTO


EMISIONET