Mafia nigeriane gjithnjë e më e fuqishme në Itali

Mafia nigeriane gjithnjë e më e fuqishme në Itali

Mafia nigeriane po fuqizohet çdo ditë e më shumë në Itali. Ajo konsiderohet nga mafiet e huaja më të fuqishme që veprojnë në territorin italian e në bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me mafien italiane Camorra e Cosa Nostra.

Rajoni i Kampanjës është shndërruar në udhëkryq të trafikut të qenieve njerëzore, të trafikut të organeve, drogës  e prostitucionit për llogari të mafies nigerian.

 Ky është alarmi i shërbimeve të inteligjencës italiane, të cilat që prej korrikut të 2018 kanë nisur të bashkëpunojnë me autoritetet amerikane të FBI e policinë e Romës, Casertas, Palermos e Torinos në gjurmimin e shumave të mëdha parash që mbërrijnë në Itali përmes Money Trnsfer e Paypak nga mafia nigeriane qw vepron në SHBA.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme italiane mafia nigeriane "Black Axe" është fuqizuar mjaft në Itali e  numëron rreth 100 mijë persona. Vepron bazuar në një strukturë piramidale që me anë të dhunës dikton rregullat e kontrollin e territorit.

Sipas hetimeve shumat e mëdha të parave të mbërritura në Itali janë frut i trafikut të drogës të mafies nigeriane në Evropë e që bosët e tyre që jetojnë në Amerikë i investojnë në Itali për të financuar trafikun e qenieve njerëzore, për të paguar skafistët, për shfrytëzimi të prostitucionit e trafikun e drogës.

Hetimet e autoriteteve italiane e amerikane kanë zbardhur se vajzat e trafikuara nga Afrika sapo mbërrijnë në Itali shndërrohen në skllave të seksit e shpërndahen në të gjithë Europën për të paguar borxhin e udhëtimin e tyre që shkon deri në 15-20 mijë euro.

Por dyshimet e shërbimeve të inteligjencës akuzojnë mafien nigeriane dhe për një tjetër aktivitet makabër ai i trafikut të organeve njerëzore .

Mendohet se një veshkë shitet me 60 mijë euro e mbi këtë fakt investigimet e autoriteteve amerikane, italiane e kanadeze janë ende në veprim .

Mafia nigeriane është gjithnjë e më e rrezikshme në Itali, në lidhje të ngushta me mafiet italiane e ka në përdorim armë më të sofistikuara që ekzistojnë në tregun ilegal të shitjes së tyre.

Mafia nigeriane vetëprodhon e zotëron tregun italian të shitjes së drogës sintetike  që e tregton me konsensusin e plotë të mafies italiane.

Karakteristikë e kësaj mafie është ligji i heshtjes. Sa herë që anëtari i tyre arrestohet nga policia italiane, askush nuk pranon të flasë.

Një tjetër aspekt preokupues i mafias nigeriane në Itali e të cilin shërbimet e inteligjencës e kanë në vëmendje të veçantë është propaganda e integralizmit islamik që po përhapet mjaft në Nigeri e që mund të përcjellë një tjetër element të aktivitetit të rrezikshëm të kësaj mafie në Itali.

EMISIONET