Macron thirrje diplomatëve: Investoni tek Ballkani Perëndimor, do na e sundojnë shtetet e tjera

Macron thirrje diplomatëve: Investoni tek Ballkani Perëndimor, do na e

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar nga ambasadorët francezë që të angazhohen në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Macron është shprehur se Paris duhet të riinvestojë tek vendet që e duan Francën, në mënyrë që të mos i hapin rrugë fuqive të tjera evropiane në këto shtete.

"Përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor. Gjermania gjithashtu ka idetë e saj këtu, dhe unë duhet të them se ato janë shumë më efikase dhe më strategjike sesa tonat,"-tha presidenti francez, ndër të tjera.

Presidenti shtoi në fjalën e tij: “Për të pasur një strategji evropiane, duhet të mendojmë për kufijtë e Evropës."

Një ditë pas samitit të G7 në Biarritz, Macron u bëri thirrje diplomatëve që të ndihmojnë në shndërrimin e Evropës në një fuqi të ekuilibruar dhe jo në një fuqi të mbështetur tek Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Në fjalimin para 200 ambasadorëve, Macron u shpreh se ishte në favor të një strategjie të guximshme për diplomacinë franceze, duke theksuar nevojën për afrim midis BE-së dhe Rusisë.

EMISIONET