Macron: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas reformimit të BE

Macron: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez Emmanuel Macron mendon se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria duhet të presin ende përpara se të marrin miratimin për të filluar bisedimet e pranimit në BE. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel pas një takimi në Toulouse, Macron tha se të dy vendet kanë bërë përparim të rëndësishëm në reformat e brendshme, por deri më tani kjo nuk është e mjaftueshme. Për dallim nga ai, Merkel vlerësoi se kishte akoma  shanse deri nesër në samitin e BE-së, ku ajo dhe Macron do të jenë të pranishëm.

Takimi me kancelaren Angela Merkel nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Presidentit të Francës sa i takon vendimmarrjes për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Macron është i prerë kur thotë se në fillim duhet reformimi i BE dhe më pas vendimmarrja pozitive për negociatat.

Macron: Kemi ende gjëra për të finalizuar, më pas vijnë negociatat. Negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë pas reformimit të Bashkimit Europian. Duhet të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në Bashkimin Europian.


EMISIONET