Macron: Aleanca e NATO po përjeton vdekje të trurit

Macron: Aleanca e NATO po përjeton vdekje të trurit

Emmanuel Macron e ka përshkruar NATO si "tru të vdekur”.

Presidenti francez theksoi se ka një përkushtim në rënie të aleancës transatlantike nga garantuesi i saj kryesor, SHBA.

Intervistuar nga The Economist, ai përmendi dështimin e SHBA për të konsultuar NATO përpara se të nxirrnin forcat nga Siria veriore.

Ai gjithashtu hodhi dyshime nëse anëtarët e NATO-s ishin ende të përkushtuar në mbrojtjen kolektive.

Nato feston 70 vjetorin e themelimit në një samit në Londër muajin tjetër.

"Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të Natos,"- tha Macron.

Presidenti francez paralajmëroi anëtarët evropianë se nuk mund të mbështeten më tek SHBA për të mbrojtur aleancën, krijuar në fillimin e Luftës së Ftohtë për të forcuar sigurinë e Evropës Perëndimore dhe SHBA.

EMISIONET