Lyen me benzinë komshien për ta djegur, pasi dështon i vë flakën vetes

Lyen me benzinë komshien për ta djegur, pasi dështon i vë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Ballshit. Sot rreth orës 18:15,shtetësja P.T, 60 vjeçe, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka spërkatur me benzinë dhe ka tentuar t'i veri flakën komshies së saj, shtetases E.Xh, e cila ka arritur të largohej.

E ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, shtetasja P.T ka hedhur benzinë në trupin e saj dhe ka ndezur çakmakun për t'u vetëdjegur.

Ndërhyrja e patrullës së policisë bëri të mundur që shtetasja P.T të mos pësoi dëmtime të rënda duke fikur menjëherë zjarrin.

60-vjeçarja u transportua me ambulancë për në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashte rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase vuan nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET