Lushnjë, përplaset me murin më pas me pemën, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnjë, përplaset me murin më pas me pemën, shpëton

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lushnjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme (10 korrik), ku drejtuesi i një makinë 'Fiat Punto' u përplas me një mur, më pas edhe me një pemë.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve shkak i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar në parakalim e drejtuesit të mjetit.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

EMISIONET