Lushnje, makina përplas për vdekje 64-vjeçarin me biçikletë

Lushnje, makina përplas për vdekje 64-vjeçarin me

Një 64-vjeçar që udhëtonte me një biçikletë u përplas për vdekje nga një makinë në një rrugë rurale të Lushnjes. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja.

Një 64-vjeçar që udhëtonte me biçikletë humbi jetën në një aksident në Lushnje.

Fatmir Muça u përplas nga një makinë tip fuoristradë në rrugën rurale “Tre urat”- Çermë.

Goditja ka qenë e fortë e për pasojë, 64-vjeçari, banues në Zhamë Sektor ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i makinës, një 17 vjeçar, është larguar nga vendngjarja duke e rënduar pozitën e tij para ligjit, por është arrestuar më pas në orët e mbrëmjes. Policia tha se i riu me iniciale J.G duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar me pasojë vdekjen 64-vjeçarin, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Trupi i viktimës qëndroi për disa minuta në mes të rrugës, për gati 15 minuta, derisa ekspertët bënë matje të detajuara dhe morën provat.

Nga të dhënat në vendngjarje, një nga shkaqet e aksidentit mund të jetë shpejtësia e lartë me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rezulton shkaku kryesor i aksidenteve.

Përdorimi i celularit në drejtimin e mjetit dhe shpejtësia mbetet një tjetër faktor që përgjak rrugët e vendit.

EMISIONET