Tashmë çështja e Teatrit Kombëtar njihet nga të gjithë. Në një intervistë për emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Lulzim Zeqja ka treguar qëndrimin e tij për mbi prishjen teatrit.

Rudina Dembacaj: Çfarë mendimi ke për prishjen e teatrit, do prishet thua?

Lulzim Zeqja: Unë them që po, sepse është një godinë e cila nuk ruan ato parametrat që janë thënë shumë herë se s’dua të filloj me këto fjalë. Jam pozicionuar për një teatër të ri.

Rudina Dembacaj: Është një nga arsyet që je i brendshëm në Teatër Kombëtar? 

Lulzim Zeqja: Nuk ka lidhje fare, unë sot jam 41 vjeç dhe pretendoj të hy në një teatër modern me kushte shumë të mira siç isha në Maqedoni dhe pashë teatrin maqedon, që është në një nivel shumë të lartë dhe them, pse  jo dhe ne si Tiranë të kemi një teatër shumë të mirë, që ti rri kohës kushteve teknike , gjithçkaje .

Siç duket, shumica e aktorëve njëlloj si Lulzimi janë pozicionuar dhe po presin një teatër të ri, me kushte më të mira.




/Ora News.tv/