Lule dhe mesazhe falenderuese për policët dhe prokurorin që shkatërruan mafian

Lule dhe mesazhe falenderuese për policët dhe prokurorin që

Zyra e prokurorit dhe kazerma e policisë  në qytetin Vibo Valentia presin vetëm lule dhe urime që prej 19 dhjetorit ikur u finalizua mega-operacioni kundër mafias Ndragheta dhe që çoi në prangosjen e 334 personave.

Prokurori i Catanzaros, Nicola Gratteri, i cili kordinoi operacionin ka publikuar në faqen e tij në facebook një nga dhuratat e marra nga qytetarët  Vibo Valentia.

Një lule Krishtëlindje së bashku me mesazhin prekës:

"Kalabria e ndershme do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj jush. Ne ju dëshirojmë të gjithëve një Krishtlindje të bukur ashtu siç na e keni dhënë ne. Faleminderit".

Me dhjetëra buqeta me lule dhe mesazhe falenderuese mbërritën  në kazermë pas operacionit të kosuar "Rinascita Scott".

Madje për karabinierët u ofruan dhe kafe falas.

Operacioni "Rinascita Scott" vuri në pranga mafioze, politikanë, avokatë e profesionistë të njohur. Mes të arrestuarve ishin ish-senatori i Forza Italia Gianluca Pittelli, ish-deputeti i PD e ish- nën guvernatori i Rajonit të Kalabrias Nicola Adamo, ish-këshilltari rajonal i PD në Kalabri Pietro Giamborino, sekretari i PS kalabreze Luigi Incarnato.

Mes të arrestuarve ishte  dhe ish-komandanti i repartit operativ të Policisë së Catanzaros Giorgio Naselli.

Operacioni u shtri  në territoret e rajoneve të Lombardia, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania e Basilicata si dhe në Gjermani, Zvicër e Bullgari.

EMISIONET