Luhet finalja e Kupës, tifozët e Milanit dhe Juventusit "pushtojnë" "Olimpicon"

Luhet finalja e Kupës, tifozët e Milanit dhe Juventusit

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 luhet finalja e “Kupës së Italisë”, Juventus-Milan.

Juve që është shumë afër të siguroj titullin e 7-të radhazi, kërkon që këtë sezon ta mbyll me dy trofe të fituara, pasi në Ligën e Kampionëve nuk shkoi më lartë se në çerekfinale ku u eliminua nga Real Madridi, teksa Milani po kërkon daljen në Ligën e Europës, ndërsa pikërisht përmes këtij titulli do të kualifikohej drejtpërdrejt në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Dy nga skuadrat më të trofeshme të Italisë trofeun e Kupës do ta diskutojnë në stadiumin “Olimpico”  dhe sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport” në stadium do të jenë të pranishëm 65 mijë spektatorë.

Të gjitha biletat janë të shitura, ashtu sikurse në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të “Champions Leauge”, Roma-Liverpool.

Kjo është një ndeshje me rekorde shikueshmërie, pasi do të transmetohet në 40 vende të botës. Në stadium do të jenë të pranishëm 400 gazetarë, të cilët do të monitorojnë këtë takim.

Përsa i përket trajnerëve, të dy teknikët kanë në dispozicion formacionet e tyre më të mira. Sikurse çdo finale tjetër, edhe kësaj radhe, spektakli nuk do të mungojë, sidomos kur bëhet fjalë për dy skuadra si Juventus dhe Milan.

EMISIONET