Lufton me flakët për të shpëtuar katër qenushët

Lufton me flakët për të shpëtuar katër qenushët

Ky është momenti heroik kur një banor është zvarritur poshtë një makine në flakë për të shpëtuar 4 qenushët.

Duke mos kursyer jetën e tij, ai shpëtoi qenushët ndërsa një ‘zinxhir’ njerëzish kalonin këlyshët e vegjël drejt sigurisë.

Vendasit vrapuan drejt automjetit të policisë pasi panë flakët.

Incidenti është filmuar në autostradën 147A, që kalon nëpër Surendranagar, Indinë perëndimore.

Pasi inspektuan zonën, njëri prej tyre pa këlyshët të ngecur nën xhip dhe vendosi ti shpëtonte.

Ndërsa u fut poshtë xhipit për ti shpëtuar nga djegia, banorët e tjerë u bashkuan për ta ndihmuar.

Raportohet se një qen lindi katër këlyshët nën mjetin e braktisur të policisë.

Nëna e tyre nuk u gjet dhe nuk dihet nëse i braktisi apo kishte dalë për të kërkuar ushqim.

EMISIONET