Luftëtari teston me krenari jelekun antiplumb, situata merr kthesë dramatike

Luftëtari teston me krenari jelekun antiplumb, situata merr kthesë

Një luftëtar pro-rus u plagos rëndë pasi u qëllua në stomak, ndërsa ishte duke testuar fuqinë e një jeleku antiplumb në Ukrainë.

Incidenti - i përshkruar si fatal- ndodhi në rajonin e Donbass, emri i shkurtuar për rajonet e minierave të qymyrit Donjeck dhe Luhansk në Ukrainën lindore.

Në një video tronditëse, i riu i quajtur si 'Domovoi', shihet duke mbajtur një jelek antiplumb të zi, ndërsa drejton drejt vetes pistoletën automatike para shokëve.

Zëri mashkull i kameramanit në sfond, dëgjohet duke shpjeguar se i riu mban veshje të "klasit të 6-të", njësoj si veshjet e forcave speciale ruse.

"Donbass!, Qëllove veten në stomak", thotë dikush tjetër.

Pas goditjes, i riu bie në gjunjë nga dhimbjet e dukshme, teksa hedh pistoletën në tokë.


EMISIONET