“Luftë”, partizanë e ballistë në Kuvend

“Luftë”, partizanë e ballistë në Kuvend

Raporti i Institutit të Krimeve të Komunizmit ka rikthyer përplasjet në Kuvend mbi rolin e ballistëve në luftë. Agron Tufa ka kërkuar largimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit nga administrata. Por qëndrimi i tij në sallën e Kuvendit ka sjellë reagimin e Spartak Brahos, i cili e akuzon se e ka kthyer institucionin në një celulë të Ballit.

Debati për partizanët dhe ballistët mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos u zhvendos në seancën plenare mes debatesh dhe akuzash.

Gjatë raportimit në Kuvend, kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit kërkoi nga deputetetë që të merren masa për të larguar nga administrata oficerët e ish-sigurimit.

Agron Tufa: Pjesa dërmuese e institucioneve të pavarura dhe të varura të shtetit as dënjojnë ti binden ligjit për informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi e madje me arrogancë ish-oficerët e sigurimit në postet drejtuese.

Nga ana tjetër deputeti socialist, Spartak Braho, ka reaguar ashpër ndaj Agron Tufës me akuzën se e ka kthyer institutin në një celulë të Ballit Kombëtar. Gjithashtu ai kërkoi edhe largimin nga drejtimi i këtij institucioni.

Spartak BrahoNë veprimtarinë e tij instituti ka shkelur rëndë ligjin me të cilin organizohet dhe do perifrazoj kryeministrin, i cili tha larg duart nga vitet 41-45. Neofashistët e tipit Tufa e Cela kërkonin nëpërmjet artifcave të klorifikonin bashkëpunëtorët e fashizmit dhe nazizmit, të deheroizonin LANÇ-in dhe heronjtë e saj.

Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar me plot gojën. Jo vetëm se jeni mbledhur aty me kokrra por po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar LANÇ të cilët nuk e bëtë ju as soji ju. As Milodin Popovic e as Dushan Mogosha, siç shpreheni vetë. Luftën e bënë bijtë e këtij vendi, partizanët e partizanet edhe ata ballistë që pas 24 majit u rreshtuan në rreshtat partizane si dhe koalicioni i madh antifashist sovjeto -anglo-amerikanë që kanë varret këtu tek ne së bashku me varret e mijëra dëshmorëve partizanë. Ngule këtu në këtë punë. 

LANC nuk ishte luftë civile por luftë patriotike dhe çlirimtare. Nuk ishte kriminel Spiro Moisiu, Memo Merto, Raman Perllaku, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Nazmi Rrushiti, Heronjtë e Vigut e mijëra të tjerë.

Në kundërpërgjigje të Brahos, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në fjalën e tij u shpreh se Balli nuk ka vrarë asnjë person, ndërsa komunistër rreth 6 mijë shqiptarë.

Adriatik Alimadhi: "Nuk jam mësuar të kem këtë sjellje dhe jam pak i çuditshëm. Këtu ka njerëz intelektualë, njerëz të zgjuar, historinë por të biem kaq poshtë në nivelin e këtij budallai këtu që nuk di asgjë për historinë. Kur ky zotëria thotë se ballistët hanin pula, a e kuptoni një gjë çfarë thotë.

 Po ju keni ngrënë koka njerëzish. Ju nuk e dini historinë, nuk keni lexuar asgjë. Po a e kuptoni se keni vrarë 4000-6000 shqiptarë. Kush, kriminelët partizanë, kriminelët komunistë. Ju qëllimisht nuk e lejoni historinë. 

Qëllimisht ia bëra pyetjen Tufës: A keni ju mundësi, ose studime të nevojshme për ta shtrirë aktivitetin e studimit, të këtij Instituti që është shumë i dobishëm për historinë shqiptare, në vitet 1941, '42, '43, '44?

Jam kryetari i Ballit Kombëtar, nuk pranoj absolutisht asgjë që është bërë tani nga historia e deritanishme. Nëse juve, ose del një individ, një deputet, një historian më jep një dokument të vetëm se Balli Kombëtar ka bashkëpunuar, ka vrarë një komunist, një partizan, sinqerisht jam në këtë Parlament dhe jap dorëheqjen absolutisht dhe e vë në dispozicion të procedurave të tjera ligjore."

Në rezolutën e miratuar në parlament, mazhoranca ka shtuar edhe një pikë në rezolutën e Agron Tufës, të cilit i kërkojnë t’i qëndrojë strikt fakteve historike.

Përveç debateve për partizanët dhe ballistët në seancën e së enjtes u betuan edhe 2 deputetë të rinj.

Elvis Meço që vjen nga lista e PD në Vlorë dhe Artem Dralo nga PS që zëvendëson Flamur Golemin në qarkun e Gjirokastrës.

EMISIONET