Luftë-anija amerikane me 200 raketa mbërrin në Mesdhe

Luftë-anija amerikane me 200 raketa mbërrin në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një tjetër anije luftarake në Mesdhe, e cila mund të mbajë 200 raketa 'Tomahawks', të gatshme për një sulm në Siri.

Reagimi vjen ndërkohë që Rusia paralajmëroi se grupet militante në Idlib po planifikojnë një sulm të rremë kimik.

Krahina e Idlib-t është bastioni i fundit i grupeve opozitare të mbështetura kryesisht nga Turqia.

Forcat e diktatorit sirian, Bashar al Assad, edhe pas më shumë se 7 vitesh luftë kanë rimarrë kontrollin e vendit me ndihmën e Rusisë dhe Iranit.

Luftë-anija amerikane USS Bulkeley (DDG-84), hyri në Mesdhe përmes ngushticës së Gjibraltarit të mërkurën, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax. 

Me ardhjen e "Bulkeley", forcat amerikane në rajon kanë deri në 200 raketa "Tomahawk" në dispozicion për të sulmuar objektivat në Siri, nëse urdhërohet ta bëjnë këtë, njoftoi Interfax.

Javën e kaluar, nëndetësja sulmuese "USS Newport News (SSN-750)" arriti gjithashtu në Mesdhe.

Uashingtoni ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se qeveria në Damask është duke përgatitur sulme kimike kundër civilëve në provincën Idlib, bastionin e fundit të mbetur të grupeve rebele xhihadiste. Më i fuqishmi nga këto grupe është Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e njohur më parë si Jabhat al-Nusra.




EMISIONET