Lufta kundër terrorizmit, Marku: Shqipëria dënon këdo që synon t'ju bashkohet terroristëve

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka marrë pjesë në Konferencën 3 ditore të Kryetarëve  të Gjykatave Supreme dhe Prokurorëve të rajonit , në Mal të Zi.

Gjatë fjalës së saj Marku foli mbi mbrojten penale juridike dhe mekanizmat e luftës kundër terrorizmit dhe migracioneve të paligjshme.

Sipas saj Shqipëria ka marrë masat që të dënojë këdo që synon të bashkohet me terroristët.

“Shqipëria ka marrë masat e saj ligjore e teknike për të goditur këdo që synon të bashkohet me terroristët ose që rekruton luftëtarë kundër njerëzve të pafajshëm. Në Shqipëri, nga hetimet e deritanishme, rezulton se personat që i janë bashkuar këtyre formacioneve janë persona me nivel të ulët arsimor dhe vështirësi të mëdha ekonomike. Pra, janë njerëz, të cilët besojnë se duke u bashkuar me terrorin, mund të jetojnë më mirë. Në vende të ndryshme ka arsye të ndryshme se përse individët i bashkohen grupeve të terrorit. Pavarësisht arsyeve, sapo këta individë bashkohen me terroristët, kanë një të përbashkët të frikshme, nga ai moment kthehen në vrasës potencialë”,- ka thënë Marku.

Më tej Marku është shprehur se që këto fenomene të luftohen duhet që shtetet të bashkëpunojnë mes tyre.

“Megjithate, vlen te theksohet e ritheksohet se keto fenomene nuk luftohen nese shtetet nuk bashkepunojne me njeri tjetrin. Bashkepunimi duhet te jete shume i gjere dhe jo vetem per hetimin e ceshtjeve. Bashkepunimi duhet te jete i hershem, i vazhdueshem, me nje shkembim intensiv informacionesh”.

EMISIONET