Lufta kundër informaliteti, Denaj në Vlorë: Inspektime edhe gjatë natës

Lufta kundër informaliteti, Denaj në Vlorë: Inspektime edhe

Dhjetëra biznese janë kontrolluar përgjatë bregdetit të Vlorës në vazhdim të aksionit kundër informalitetit, ndërsa tri subjekte janë penalizuar për aktivitet të paligjshëm dhe mos lëshim të kuponit tatimor.

Ministrja e Financave, Anila Denaj e shoqëruar nga drejtori i Tatimeve të rajonit të jugut, ndoqën nga afër kontrollet në terren.

"Hetimi tatimor i rajonit jugor po vazhdon punën e tij në gjithë bregun jugor, duke filluar nga Divjaka deri në Ksamil. Do të vazhdojë gjatë gjithë kohës dhe besoj se puna jona do të sjellë efikasitetet e veta në mbledhjen e të ardhurave, në luftën kundër informalitetit"

Ministrja e Financave, Anila Denaj kërkoi që inspektimet dhe kontrollet të vijojnë edhe në oraret e pikut të klientelës.

Denaj: Unë i kërkoi drejtorit të rajonit të jugut, të ketë inspektime të shpeshta edhe gjatë orëve të natës pasi në këtë orë ka më tepër klientelë dhe mund të ketë edhe një mundësi më të lartë të shkeljes së ligjit. Kemi inspektuar të gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum. Patëm një konstatim të një biznesi që nuk ishte regjistruar. Kuptohet, vendosëm shiritin.

Aksioni kombëtar kundër informalitetit ka nisur javën e fundit, pas kritikave të ashpra të kryeministrit Edi Rama për bizneset e paregjistruara.

EMISIONET