Instituti Kombëtar i SHBA për abuzimin me drogën, thotë se "shkenca duhet të udhëheqë politikat kundër drogës. Drejtoresha e sektorit të abuzimit me drogën Nora Volkow dekaron se nese vërtëtë një vend beson tek faktet dhe jo tek retorikat ideologjike, përse ndjen nevojën e shtrembërimit të së vërtetës? Sipas saj, përveç varfësisë, marijuana dëmton trurin dhe në veçanti aftësisë e nxënies dhe të memories tek njeriu edhe pas fazës akute të përdorimit. Gjithashtu përdorimi i rregullt gjatë adoleshencës mund të shkaktojë humbje të përheshme të këtyre aftësive. Në këtë pikë vjen pyetja nësë personat që eksperimentojnë me kanabisin deri në nëj farë pike, a kanë gjasa të shfaqin simptoma varësie? Sipas institutit të Mjekësisë në Akademinë Kombëtare të Shkencave, ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth nëntë për qind e atyre që eksperimentojnë, krijojnë varësi. Por kjo përqindje është tejet e ulët me varësinë që mund të krijojnë drogërat e tjera si alkooli, i cili ka rrezikshmëri varësie në 15 përqind, apo edhe duhani i cili ka shumë më të lartë, me 30 përqind. Raporti i Institutit të Mjekësisë përfundon me një përgjigje evasive, disa persona krijojnë varësi nga marijuana dhe disa jo. Gjithashtu sipas studimit personat që kanë varësi ndaj drogërave të tjera përfshirë edhe alkoolin, kanë më pak gjasa të krijiojnë varësi ndaj marihuanës. Duke u rikthyer politikave ndaj drogës, Volkow thotë se nuk ka asnjë arsye të mendojmë se kufizimi i marijuanës me ligje, do ketë më shumë sukses se ligjet e duhanit apo alkolit. Në mbyllje, Volkow thotë së perdorimi i drogës duhet të marrë më shumë vëmendjen e shëndetit publik , dhe sipas saj për të pasur një qasje të drejtë ndaj drogërave, politikat kundër drogës duhet të udhëhiqen nga shkenca dhe ekspertë të fushës.

/Ora News.tv/