Lufta kundër COVID-19, kompania Ford prodhon 1 milion maska brenda 1 jave

Lufta kundër COVID-19, kompania Ford prodhon 1 milion maska brenda 1 jave

Shumë kompani të mëdha të prodhimit të makinave janë bashkuar për prodhimin e pajisjeve të ndryshme shëndetësore si dhe maskave për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Gjiganti Ford ka prodhuar më shumë se 1 milion maska brenda një jave në Plymouth, Britani.

Sipas CNN, tashmë kompania prodhon nga një maskë për çdo 10 sekonda.

Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se në Neë York janë shpërndarë 120 mijë maska, ndërkohë që pjesa tjetër është shpërndarë në 16 shtete të ndryshme.

Më herët edhe kompani si Fiat dhe General Motors e kanë kthyer prodhimin e tyre të makinave për prodhimin e respiratorëve për personat e prekur nga COVID-19.

EMISIONET