Luan Rama: Vendi në krizë totale, pakt kombëtar për integrimin europian të vendit

Luan Rama: Vendi në krizë totale, pakt kombëtar për

Në një intervistë dhënë për televizionin Ora, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka hedhur idenë e një pakti kombëtar për integrimin europian të vendit.

Një natë para se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi të takojë zyrtarin e lartë të DASH Palmer, që është në Tiranë për të takuar zyrtarët më të lartë të shtetit dhe të politikës, zëvendësi i saj në LSI Luan Rama ka artikuluar idenë e një pakti kombëtar mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë, për të mundësuar realizimin e reformave, qe përfaqësuesi i lartë i LSI-së i cilësoi “jetike për vendin, duke specifikuar reformën kushtetuese si më të rëndësishmen, për garantimin e ndarjes së pushteteve sipas parimit chek and balance, por edhe reformën zgjedhore për garantimin e votës së lirë që qytetarët të zgjedhin të lirë si në çdo vend demokratik të BE-së ku duam të bëhemi pjesë dhe që grupet e krimit të organizuar të mos përcaktojnë më përmes blerjes së votës se kush do të jetë maxhoranca dhe kush minorancë në parlament.

Luan Rama theksoi se pjesë e këtij pakti duhet të jetë edhe reforma në drejtësi, me qëllim që ajo të gatantojë drejtësinë e ligjit për të gjithë dhe jo drejtësinë me dy standarde siç po rezulton të zhvillohet edhe procesi i vetingut.

Shqipëria është në krizë politike, krizë shtetërore, krizë kushtetuese, krizë parlamentare dhe krizë besimi, theksoi në intervistën e vet Luan Rama në cilësinë e zëvendëskryetarit të LSI-së.

EMISIONET