LSI kërkon ndërhyrjen e SPAK, Luan Rama: Të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues

LSI kërkon ndërhyrjen e SPAK, Luan Rama: Të zbardhen të

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e SPAK për të ndaluar, atë që kreu i shtetit e quan grusht shteti. Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se SPAK duhet të ndaloj, ata që ai i quan keqbërës në KED dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Luan Rama: Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën.

Sipas Luan Ramës, SPAK me veprimet e tij duhet të japë mesazhin tek qytetarët, me qëllim që ata të kenë besim tek drejtësia e re.

Luan Rama: Veprimi i SPAK është i rëndësishëm për të vendosur ligjin, për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe SPAK të japë mesazhin e pare tek qytetarët që mund dhe të kenë besim tek drejtësia e re. Çdo alibi për tu fshehur pas koronaviorusit apo pas krimovirusit të qeverisë është shërbim për të fshehur dhe për t'i shërbyer antikushtetueshmërisë.

Edhe njëherë LSI bëri thirrje për të marrë pjesë në tubimin e 2 marsit, jo për të qenë krah Ilir Metës, por për të qenë të bashkuar.

Luan Rama: 2 marsi është data që ndan shqiptarët që duan Atdheun përballë horrave që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe gjykatën kushtetuese. 2 marsi është apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkë jo përkrah Ilir Metës, por për të qenë bashkë në anën e kushtetutës dhe për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të kthyer integritetin.

EMISIONET