Luajti si titullar me Rangers, Grezda: Skocia është më e mirë për mua!

Luajti si titullar me Rangers, Grezda: Skocia është më e

Eros Grezda ka debutuar në fitoren 2-0 që skuadra e tij, Rangers mori në transfertën e St. Mirren. Një triumf që nuk erdhi aspak për prezencën e mesfushorit kuqezi në fushë, pasi Grezda luajti vetëm për 54 minuta. Pas takimit Grezda u shpreh:

"E shijova që luajta me ekipin. Ishte pak e vështirë për shkak të shiut dhe erës së fortë, por në fund ishte shumë e rëndësishme që morëm tre pikët. Kundërshtarët u mbrojtën mirë, por pas goli të parë loja u bë më e lehtë. Ishte një pjesë e parë e vështirë, edhe e dyta gjithashtu. Duhet të gjenim shumë hapësira dhe arritëm ta bënim. Midis futbollit në Kroaci dhe këtij në Skoci ka disa ndryshime. Në Kroaci luhej më shumë teknikisht ndërsa këtu ka më shumë agresivitet dhe shpejtësi. Skocia është më mirë për mua”.-tha Grezda.


EMISIONET