Lëvizja Socialiste për Integrim ka sfiduar qeverinë, duke thënë se në Shqipëri nuk është planifikuar asnjë investim i huaj.

Në përfundim të mbledhjes së grupit, kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili në një dalje për medait tha se premtimet për një rritje ekononike janë fiktive dhe mashtrime elektorale.

Petrit Vasili: Të gjitha pretendimet për një rritje ekonomike janë pretendime tërësisht fiktive, mashtrime të vërteta elektorale, mashtrime të vërteta politike të cilat nuk të cojnë asgjëkundi, pasi edhe këto dhjetëra faqe të buxhetit që po paraqet qeveria nuk ka asnjë investim të huaj, të ri të rëndësishëm dhe asnjë ofertë për investime të reja, përveçse një ristabilizim me anë të një ligji të të gjitha favoreve që qeveria do ti njohë vetes për të favorizuar dhe ndihmuar klientët dhe nëpërmjet tyre veten e saj dhe asnjë projekt konkret.

Unë e sfidoj qeverinë dhe jam këtu dhe pres të më thotë qoftë edhe një investim të madh të huaj të rëndësishëm që vjen apo është projektuar të vijë në Shqipëri i cili do të më bindë mua dhe shqiptarët e tjerë për këtë gjë. Por nuk ka asgjë të tillë.

Shqipërinë e presin ditë shumë të errëta të rritjes ekonomike për shkak të një aventurizmi politiko – ekonomik të paparë për Shqipërinë në gjithë vitet e fundit.

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/