LSI në krah të fermerëve, Kryemadhi: I përkrahim në protestë!

LSI në krah të fermerëve, Kryemadhi: I përkrahim në

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet kërkesat e fermerëve dhe i përkrah ata në protestën e së mërkurës.  Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi drejton gishtin nga qeveria, që sipas saj nuk mbështet fermerët.

Kryemadhi: Ne emër të LSI mbështesim kërkesat e fermerëve dhe i përkrahim ata totalisht për protestën e së mërkurës. Ne kemi një program të qartë sa i përket subvencionimeve në bujqësi. Duke filluar që me bërjen e akrtës së fermerit, e cila do ta ndihmojë atë për të marrë rimbursimin e TVSH jo për të kaluar në kalvarin e korrupsionit dhe mos njohjes së TVSH.  Kemi një program të qartë për blegtorinë. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e prodhimit të blegtorisë por do të ketë edhe mundësi shumë të mëdhaja për prodhimet dhe nënproduktet në blegtori. Angazhohemi seriozisht për ta dhënë fjalën tonë dhe për ta mbajtur fjalën.

Monika Kryemadhi shprehet se qeveria duhet të zbatojë kërkesat e tyre.

Kryemadhi: Kërkesat e fermerëve janë të thjeshta për tu kuptuar dhe për ti realizuar. Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencionim sipas prodhimit. Metodë që e ndjekin fqinjët dhe të cilët janë konkurrentë të fermerëve shqiptarë. Vlerësim dhe kompesim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore. Barazimin e TVSH për produktet bujqësore si në shitje ashtu dhe në blerje.

Kryetarja e LSI hodhi akuza ndaj qeverisë për mos dhënien e subvencioneve duke thënë se ka grabitur bujqit dhe paratë i ka investuar për PPP-të dhe oligarkët.

Kryemadhi: Sot shqiptarët kanë një qeveri që ka ardhur në pushtet me vota të blera, me presionin, intimidimin, kërcënimin e votuesve, krimin e organizuar dhe përdorimin e parave nga konecesionarët e oligarkëve, të cilët e kanë kthyer tashmë qeverinë shqiptarë ne shërbim të interesave të tyre.

Ajo i bëri thirrje policisë që mos kërcënojnë fermerët që do të dalin në protestë.

Kryemadhi: Nga kjo foltore garantoj që do ti kemi sytë hapur për cdo punonjës policie që kërcënon fermerët ditën e mërkurë për të mos u bërë pjesë e kësaj proteste. Nuk mjafton që ju grabisin kafshatën e fëmijëve, por tashmë kanë shkuar edhe më lart për ti kërcënuar të paktën as mos ti lënë që të shprehin apo qajnë hallin e tyre në rrugë.

Kryetarja e LSI ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së fermerëve ditën e mërkurë.



EMISIONET