LSI i bën thirrje  qeverisë të Kosovës  "të refuzojë" mbledhjet e përbashkëta me qeverinë shqiptare, pasi tarifa e rrugës së Kombit është provë se këto mbledhje janë vetëm "show"

Petrit Vasili: "Është qesharake të mendojmë që pas komunikimeve të mëdha dhe spektakolare të një shoë vërtet të neveritshëm ndërmjet takimeve mes dy qeverive ku konstatojmë një masë e cila kontestohet me shumë të drejtë.

Taksa ka shkaktuar një reagim shumë negativ në Kosovë. Çfarë bën ky kryeministri i Shqipërisë këto mbledhjet spektakoler? Për çfarë flasin? Rasti i takës në Rrugën e Kombit është për të kuptuar njëherë e mirë se këto mbledhje kanë qenë një show. Nuk kanë sjellë asgjë.

Do i bëja një thirrje shumë miqësore kolegëve të qeverisë së Kosovës të mos i bashkohen më këtij dimensoni të shëmtuar e qesharak të këtij komunikimi për të bërë thjesht shoë-n e Edi Ramës, që vetëm show di të bëjë, por të jemi konkret për gjërat që bëjmë.


Kjo taksë nuk duhe të fillojë aplikimi. Kjo taksë i duhet të nështrohet gjerësisht dhe gjithë çështja për mënyrën se si do të adiminstrohet Rruga e Kombit një analize të re ekonomike të thelluar për të gjithë efektet që ka.

Ne nje prononcim per median paraditen e sotme, kreu i grupit parlamentar te LSI-se, flet dhe për konsultim me grupet e interesit.   

Vasili i apeloi Ramës të tërheqë taksën për Rrugën e Kombit, e cila sipas tij kërkon një diskutim më të thellë mes Shqipërisë e Kosovës. 


Petrit Vasili: "kjo taksë nuk duhet të fillojë aplikimin kurrsesi. Kjo taksë i duhet të nënshtrohet gjerësisht dhe e gjithë çështjaJemi në këtë komunikim së bashku pasi zhvillimet kanë qenë të tilla në politikën shqiptare dhe opinioni publik është shumë i provokuar e i shqetësuar për to. Së dyti duhet të jetë e detyruar konsultimi me të gjitha grupet e interesit që janë motorët ekonomikë që përdorin pikërisht rrugën." 

Vasili tha se midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë duhet të ketë një qasje më të integruar për këtë çështje

Petrit Vasili: Së treti duhet të ketë një qasje të integruar për këtë çështje midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, pasi qeveria e Kosovës për aksin Prishtinë-Morinë nuk ka vendosur taksa. 

Në mënyrë në drejtë e racionale është shprehur publikisht se po vlerëson me shumë qetësi kushtet ekonomike-shoqërore për vendosjen e saj. 

Kushtet ekonomike-shoqërore në të cilat vendosen këto taksa janë të ndryshme nga Evropa që i referohen në mënyrë të vazhdueshme, që aplikon taksa shumë më të ulta sesa taksat për rrugët që aplikon vendi më i varfër në Evropë."

Vasili tha se kjo taksë do të mbahet mend si veprimi më i shëmtuar i qeverisë Rama.



/Ora News.tv/