Ndarja e Mozzik dhe Loredanës është përfolur gjatë në media dhe duke marrë parasysh reagimet dhe deklaratat që kanë bërë për njëri-tjetrin, ajo nuk ka qenë edhe aq paqësore.

Disa ditë më parë Mozzik është shprehur për emisionin “NIN”  për Loredanën se ka marrë drejtimin e vet dhe nuk i kthehet më asaj rruge.

 “Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo.”

Ndërsa së fundmi Loredana është bërë nostaligjike dhe ka postuar një video në “Instastory” duke kënduar dhe tregon se ndjen shumë mall.

“Më mungon shumë”, ka shkruar reperja krahas videos. Edhe pse ajo nuk ka përmendur emra mendohet ky dedikim është për Mozzik. Dikur ata kanë përjetuar një dashuri të madhë nga kanë sjellë në jetë dhe vajzën e tyre Hana.

/Ora News.tv/