Lojtari më i mirë në botë dhe sakrifica për PSG-në, Neymar i bindur: Rregulloj marrëdhëniet me tifozët

Lojtari më i mirë në botë dhe sakrifica për

Paris Saint Germain mori një fitore të vuajtur në transfertën e Bordeaux, me kampionët që iu falën një goli të yllit të saj, Neymar Jr.

Braziliani nuk po kalon një moment të mirë në muajit e fundit dhe goli ndaj Bordeaux duket se do të rikthejë qetësinë. I këtij mendimi është vetë 27 vjeçari, i cili ka beson se mund të rregullojë marrëdhënien e tij të brishtë me tifozët.

"Unë mendoj tani është gjithçka më mirë. Marrëdhënia mes futbollistëve dhe tifozëve më ngjan me të një çifti. Kur ka një problem, të gjithë qëndrojnë në qoshen e tyre. Por me shumë dashuri dhe përqafime, gjithçka do të kthehet në normalitet. Jam këtu për të ndihmuar PSG-në, për të përmbushur rolin tim si lojtar në klub dhe unë do ta jap jetën time në fushë në mënyrë që PSG të jenë të suksesshëm dhe që ne t'i fitojmë gjërat së bashku. Jam i lumtur që arrita të ndihmoj ekipin tim, të shënoj dhe të jem në gjendje të marrim të tre pikët dhe të vazhdojmë kështu", tha braziliani pas takimit.

Ndërkaq, ai u pyet edhe për marrëdhënien e tij me shokun e repartit, Kylian Mbappe, me Neymar që kishte vetëm fjalë të mëdha për të.

"Jam i kënaqur që është rikthyer, për buzëqeshjen e tij dhe futbollin e tij. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi. Mbappe është një nga lojtarët më të mirë në botë. Është më e lehtë kur është në fushë. Vrapimi i tij, ritmi i tij ... na ndihmon shumë. Çdo lojtar i PSG-së preferon ta shohë atë në fushë."-përfundoi 27 vjeçari.

Marrëdhënia mes Neymar dhe tifozëve të gjigantit francez u kris gjatë muajve të verës. Zërat e merkatos si dhe problemet në jetën personale të lojtarit e ato me gjendjen fizike sollën një pakënaqësi kundrejt tij, të cilat Neymar kërkon t'i rregullojë në javët e ardhshme.


EMISIONET