Lojtari i Juventus i jep fund dilemave, prezantohet te ekipi i ri

Mario Mandzukic nuk i pritet dhe zyrtarizohet menjëherë te skuadra e re.

Sulmuesi kroat ndërpreu kontratën me Juventusit për të firmosur si lojtar i lirë në Katar te Al-Duhail.

"Unë jam duke u përgatitur për fillimin e një kapitulli të ri në karrierën time futbollistike me një nga klubet më të mëdha në Azi. Do të punoj me shokët e mi të rinj të skuadrës për të ndihmuar ekipin që të arrijë qëllimet e tij," tha nënkampioni i botës për faqen zyrtare të klubit aziatik.

33-vjeçari nuk luajti aspak për Juventusin këtë sezon, pasi ai nuk ishte pjesë e planeve të tyre.

Ai bëri 126 ndeshje konkuruese për Juventusin, duke shënuar 44 gola. Mandzukic firmosi me torinezët nga Atletico Madrid në korrik 2015 për 23.5 milionë.

EMISIONET