Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach për të shtyrë Lojërat Olimpike për rreth një vit.

''Vera 2021 është afati i fundit që mund të mbahen këto Lojërat Olimpike'', tha Abe.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik pritet të aprovojë shtyrjen e evenimentin pasditen e sotme.

Shumë vende ishin skeptike për zhvillimin e Lojërave Olimpile për shkak të krizës së Covid-19 në të gjithë botën.

Kanadaja ishte shteti i parë që deklaroi se nuk do të dërgonte delegacionin e saj në Olimpiadë.

/Ora News.tv/