Lojërat Olimpike "Pyeongchang 2018" janë gati për të startuar, dhe në këtë lojëra merr pjesë dhe delegacioni olimpik shqiptar, ku do të përfaqësohet nga dy sportistët Erjon Tola dhe Suela Mëhillë.

Përmes një statusi në "Facebook" Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar se delegacioni është akomoduar pranë Fshatit Olimpik, i cili gradualisht po mbushet me sportistët garues nga 95 vende pjesëmarrëse.

Ditën e nesërme  do të kryhet edhe ceremonia e mirëseardhjes së delegacionit kuqezi në këtë Olimpiadë, ku organizatorët do të kryejnë ngritjen e flamurit kuqezi mes flamujve të shteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë event. Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike  "Pyeongchang 2018" do të zhvillohet me 9 shkurt.

Statusi në "Facebook" i KOKSH

Pershendetje nga Fshati Olimpik ketu ne Lojerat Olimpike Dimerore "Pyeongchang 2018".
Tashme shumica e ekipeve olimpike kane mberritur por jane edhe te tjera qe po vijne dhe po popullojne fshatin Olimpik i cili do te strehoje dhe ofroje sherbime per sportistet, trajneret dhe zyrtaret e ekipeve pjesemarrese ne lojera te cilat jane nga 95 vende. Edhe Ekipi Shqiptar i eshte bashkuar atmosferes Olimpike dimerore nderkohe qe gjithcka nga organizatoret eshte gati.
Shefi i Misionit ne keto Lojera z. Kliton Muca ka mberritur i pari per te pergatitur gjithcka qe ekipi i perbere nga skiatoret Suela Mehilli dhe Erjon Tola dhe trajneri Marco Teroni te gjejne gjithcka gati. Sot sportistet paten mundesine te njiheshin me ambjentet e fshatit olimpik si edhe inspektuan nga afer pisten ku do te zhvillojne stervitjet dhe garen. Neser do ti bashkohet ekipit edhe anetari i stafit mjeksor Dr. Alban Merepeza i cili do te asistoje sportistet per rikuperimin e tyre pergjate stervitjeve perpara garave si dhe keshillimin per te patur gjendjen optimale ne gare.
Ndonese temperaturat ketu ne kompleksin Alpensia ku do te zhvillohen garat e rreshqitjes ne debore ka qene shume te ulta ku shifrat kane shenuar -9 / -21 grade celcius, nga ana e organizatoreve ka nje angazhim maksimal per te ofruar te gjitha sherbimet e nevojeshme. Duket qe gjithcka eshte ne vendin e duhur qe tregon seriozitetin e duhur ne masat e marra.
E vecante per Ekipin Olimpik Shqiptar neser eshte ceremonia e mireseardhjes ne Fshatin Olimpik, ne mengjes ora 10:00 me oren lokale.

/Ora News.tv/