A loboi Basha kundër Shqipërisë në Holandë? Ja si përgjigjet Edlira Gjoni

A loboi Basha kundër Shqipërisë në Holandë? Ja si

E ftuar në emisionin Arena në RTV ORA, gazetarja dhe njohësja e mirë e politikës ndërkombëtare, Edlira Gjoni foli për akuzat e PS se kreu i PD, Lulzim Basha ka lobuar në Holandë kundër Shqipërisë për vizat.

Gjoni ka thënë se Basha nuk e ka këtë fuqi në parlamentin Holandës.

Edlira Gjoni: Unë nuk e besoj se Basha ka lobuar kundër Shqipërisë në Holandë. Basha ka pasur kohë 6 vite të bënte këtë lobim, pse duhet ta bënte në këtë vit? Ai mund ta bënte në periudhën që sapo mori partinë, për të treguar që unë kam miq në Holandë. Dhe nga ana e Holandës, Basha nuk ka një fuqi të madhe për të ndikuar në një parlament siç është Holanda.


EMISIONET