Lleshaj-oficerëve të rinj: Karriera e zgjedhur nuk ju bën të pasur, por ju shpërblen me mirënjohjen e publikut

Lleshaj-oficerëve të rinj: Karriera e zgjedhur nuk ju bën të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të 402 oficerëve të rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se të diplomuarit e rinj janë për të krijuar të mirën publike bazë, sigurinë e qytetarëve,

Ministri shtoi se të punuarit në radhët e strukturave të sigurisë publike kërkon përveçse profesionalizëm, trimëri, nder e moral të lartë.

Leshaj shtoi se karriera që kanë zgjedhur nuk i bën të pasur por i shpërblen me mirënjohjen e publikut.

Sandër Lleshaj: "402 djem e vajza i bashkohen sot radhëve të policisë së Shtetit duke shënuar një moment të rëndësishëm të ripërtëritjes dhe modernizimi të saj.

Policia e shtetit shqiptar është ndër më të voglat në numër në krahasim me policinë e rajonit dhe më gjerë. Për të përballuar me efikasitet misionin e saj duhet të rritet edhe në sasi edhe në cilësi. Duhet të rritet dhe modernizohet. Të nderuar studentë ju jeni këtu për të krijuar të mirën publike bazë, sigurinë. 

Dhe kjo e mirë publike nuk është si të tjerat, çmimi i saj është ndryshe, përllogaritja e saj nuk mund të bëhet nëpërmjet llogarive të thjeshta të ekonomistë pasi siguria publike përmbledh disa elementë që nuk përllogariten dhe as të blihen nëpërmjet pagës apo shpërblimeve nga punëdhënësi që në rastin tuaj është publiku. Të punosh në radhët e strukturave të sigurisë publike, përveç profesionalizmit të lartë kërkohet trimëri dhe kurajë, nder e moral i lartë.

Ka ndoshta dhe nga ata që e konsiderojnë patetikë këtë që them, por jam i bindur se të tillë nuk mund të ketë në radhët tuaja. Këtu ka edhe bij e bija, apo familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës.

Ju keni filluar një karrierë, si kudo në botën demokratike nuk ju bën të pasur. Shërbimi që do kryeni nuk mund të shpërblehet me monedhat e zakonshme. Puna juaj shpërblehet me mirënjohjen e publikut, respekti, dinjiteti që shoqëron çdo orë dhe minutë të shërbimit ndaj publikut."

EMISIONET