Lleshaj njofton se nga nesër nis shpërndarja e kartave ID dhe pasaportave

Lleshaj njofton se nga nesër nis shpërndarja e kartave ID dhe

Nga e shtuna do të nisë shpërndarja e dokumenteve të identetit të prodhuara gjatë kohës së pandemisë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha nga Durrësi qytetarët do të thirren sipas një skeme të përcaktuar. Ndërkohë, dokumentet e skaduara për ata që nuk mundin ti rinovojnë do të njihen të vlefshme deri në fund të pandemisë.

Nga e shtuna (11 Prill), do të nisë shpërndarja e dokumenteve të reja të identitetit për qytetarët që kishin aplikuar para masave shtreguese të pandemisë së Covid 19.

Qytetarët që kanë gati dokumentet e reja do të njoftohen personalisht për orën dhe vendin ku duhet të paraqiten për tërheqjen.

Lleshaj: Shfrytëzoj këtë mundësi për të komunikuar me publikun në lidhje me shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave të prodhuara  ndërkohë. Dihet që për arsye të pandemisë, janë ndaluar veprimtaritë e zyrave të aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti, por ndërkohë një numër i madh kartash ID dhe pasaportash janë prodhur dhe ne do të marrim masa që sipas një skeme të caktuar dhe shumë të sigurt, të mundësojmë që këto të shpërndahen. 

Për këtë arsye zyrat përkatëse që janë përgjegjëse për shpërndarjen e kartave ID dhe pasaportave dhe bëhet fjalë për disa mijëra syresh, do të fillojmë nga nesër që të thërrasim qytetarët nominalisht, për të lënë takime për të marrë në dorëzim kartat apo pasaportat.Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë në këtë proces, i cili duhet të zhvillohet duke respektuar me rigorozitet të lartë të gjitha masat e sigurisë.

Ndërsa të gjithë qytetarët e tjerë që nuk kanë pasur mundësinë të rinovojnë dokumentet do të lejohen ti përdorin deri në fundin e pandemisë në të gjitha institucionet përfshire edhe bankat.

Lleshaj: Të gjithë qytetarët e tjerë që nuk kanë pasur mundësinë të rinovojnë dokumentet do të lejohen ti përdorin deri në fundin e pandemisë në të gjitha institucionet përfshire edhe bankat. Ndërkohë për të gjithë qytetarët e tjerë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të paraqiten për t’i rinovuar kartat apo pasaportat e tyre, theksoj që të gjitha kartat apo pasaportat, të cilave u ka mbaruar afati i vlefshmërisë gjatë periudhës së epidemisë, ky afat vlefshmërie nuk do të njihet, pra ato do të konsiderohen të vlefshme për aq kohë sa pandemia do të zgjasë në Shqipëri apo më tej. 

Për këtë arsye ne do ta formalizojmë së shpejti me aktet përkatëse ligjore, të cilat do të mundësojnë njohjen e vlefshmërisë së çdo pasaporte apo karte identiteti, në të gjithë territorin e vendit, për aq kohë sa zgjat epidemia. Ndërkohë që për bankat, është komunikuar zyrtarisht me të gjithë drejtuesit e bankave të cilëve u është kërkuar nga Ministria e Brendshme që t’i njohin ndërkohë, edhe pa u formalizuar i gjithë procesi i njohjes, të njohin vlefshmërinë e të gjitha kartave dhe pasaportave të cilave u ka përfunduar vlefshmëria zyrtare gjatë kohës së epidemisë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri të ditur këto vendime nga Durrësi, ku inspektoi masat e marra nga autoritetet vendore e policore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


EMISIONET