Lleshaj nga Kapshtica: Frontex në Shqipëri është një histori suksesi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar dje në Kapshticë pjesëtarë të operacionit të FRONTEX nga Austria, Republika Çeke, Finlanda, Gjermania, Holanda, Letonia dhe Sllovenia, që së bashku me kolegët e tyre shqiptarë shërbejnë në kufirin jugor të vendit.

Lleshaj shprehet se Frontex në Shqipëri është një histori suksesi, një kontribut i çmuar europian për menaxhimin efektiv të kufirit, për shkëmbim përvoje me Policinë Shqiptare dhe për integrimin europian të vendit.

21 efektivë të Frontex janë të vendosur në pikat kufitare shqiptare për të ndaluar emigrimin e paligjshëm. 

Nga 1 qershori janë ndaluar rreth 1300 emigrantë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin, një pjesë e mirë e të cilëve me kërkesën për azil.

EMISIONET