James Milner ka rezultuar gjithmonë një garanci për Liverpoolin dhe trajnerin Jurgen Klopp. 

Mesfushori këtë sezon ka humbur vendin e titullarit dhe po mendon seriozisht largimin nga "Anfield". Mosha e tij përbën problem pasi në 4 janar Milner do të mbushë 34-vjeç dhe duke qenë se është në skadencë kontrate me Liverpoolin, drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar kontratë të re për shkak të moshës së madhe.

Për këtë arsye Milner mund të nisë që tani të dëgjojë ofertat sidomos ato që vinë nga ish-skuadra e tij Leeds United që në këtë sezon synon me çdo kusht rikthimin në Premier League.

/Ora News.tv/