Liverpool "flirton" me titullin kampion, tifozët kanë një kërkesë unikale

Liverpool "flirton" me titullin kampion, tifozët kanë

Liverpooli edhe pse i shkoi pranë titullit kampion vitin e shkuar Manchester City triumfoi me një pikë më shumë. 

Këtë sezon "The Reds" po mrekullojnë duke mos pësuar ende humbje ku në 25 takime ka fituar 24-tër. Në këto kushte titullin i Premier League që mungon prej 30 vitesh është një formalitet për 18 herë kampionët e Anglisë. Tifozët e Liverpoolit kanë hedhur një ide mjaft interesante në rrjetet sociale, që lidhet me rikthimin e legjendës së Liverpool, Steven Gerrard.

Ky i fundit arriti të fitojë gjithçka me “The reds” gjatë viteve të karrierës, por nuk ngriti dot titullin kampion, ndaj tifozët e kuq kanë hedhur idenë që skuadra të nënshkruajë me Gerrard vetëm për 4-5 javët e fundit me qëllim që ish kapiteni të ngrejë titullin kampion në fund të sezonit.

Aktualisht kemi të bëjmë vetëm me një ide të tifozëve, për të cilën ende nuk është shprehur trajneri Jurgen Klopp, por as vetë Gerrard.

EMISIONET