Liverpool e Chelsea duan trofeun, Superkupa 2019 vjen me plot risi

Liverpool e Chelsea duan trofeun, Superkupa 2019 vjen me plot risi

Mbrëmja e sotme do të jetë me të vërtetë e zjarrtë për futbollin Europian.

Në orën 21:00, prozhektorët e kontinentit do të drejtohen nga "BJK Vodafone Park" në Istanbul, pasi aty po të zbresin dy gjigantë të Premier League, Liverpool dhe Chelsea. Një 90 minutësh totalisht anglez, që është historik për këtë format të UEFA-s.

Historike do të jetë edhe pjesëmarrja gjykimi, me UEFA-n që i ka besuar një trupe femrash për ta gjykuar dhe konkretisht Stephanie Frappart, e cila do të ketë edhe bilbilin kryesorë. 35 vjeçarja do të mbahet mend gjatë nga tifozësh, pasi do të jetë gjyqtarja e parë që debuton në një ndeshje të rëndësishme të meshkujve dhe e bën në një duel të madh si ai i Superkupës së Europës.

Interesante është fakti se skuadrat do të vendosin mes shtyllave dy futbollistë spanjollë, pasi dëmtimi i Alisson do i hapë udhë debutimit të Adrien. Ndërsa nga ana tjetër, Chelsea do i besojë çelsat e portës, Arrizabalaga.

Kjo do të jetë hera e katërt që dy skuadrat luajnë për trofeun më të rëndësishëm në Europë për klube, me Liverpool që e ka fituar 3 herë, ndërsa Chelsea vetëm në një rast. Futbollistë që ka fituar më shumë trofe të Superkupës së Europës është Pedro. Sulmuesi i Chelsea e ka luajtur 3 herë Superkupën, duke e fituar në të gjitha rastet.

EMISIONET